Mesfushori pati paraqitje jo të mira javën e fundit dhe legjenda e Gjermanisë dhe Bayernit beson se ata duhet të marrin në konsideratë ofertat për të gjatë verës
Bayern Munich duhet ta merr në konsideratë shitjen e Thiago Alcantaras, sipas Lothar Matthaus, i cili beson se mesfushori nuk ka luajtur mjaftueshëm dhe nuk e meriton vendin në skuadër.
Mesfushori është paraqitur vetëm 32 ndeshje në të gjitha garatë gjatë këtij sezoni, duke startuar vetëm në 12 prej tyre në kampanjën e Bayern që morën edhe një titull në Bundesliga.
“Thiago nuk e ka bërë dallimin në ndeshje të mëdha deri me tani”, ka thënë legjenda e Bayernit dhe Gjermanisë për SportBild. “Me pëlqen si lojtar por e ka vënë veten në hije. Thiago ka pasur paraqitje zhgënjyese javëve të fundit. Nuk e di çfarë ka në kokën e tij. Por, me këto probleme ai nuk mund të jetë lojtarë i Bayern Munichut”.
“Nëse ka një ofertë të përshtatshme, duhet menduar për të. Aq më pak që Bayern e ka Thomas Mullerin, James Rodriguezin dhe Leon Goretzkan që mund të luajnë pa problem në pozitë të njëjtë”.
Thiago, i cili ka fituar pesë tituj të Budesligas në Bayern, ka kontratë me klubin deri më 2021 dhe ka pasur thashetheme që ai është duke u kërkuar nga Real Madrid, Manchester United dhe Manchester City.