Mattia Perin pritet të largohet nga Juventusi në janar

Prishtinë | 28 Dhj 2019 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Mattia Perin pritet të largohet në janar nga Juventusi.

Portieri italian nuk po arrin ta gjejë vetën te Zonja e Vjetër, pasi nuk ka luajtur asnjë minutë deri më tani në këtë sezon.

27-vjeçari ishte afër të kalonte te Benfica në verën e këtij viti, por testet e tij mjekësore dështuan shkaku i gjendjes mjekësore.

La Gazetta dello Sport raporton tani se Perin pritet të kaloje te Genoa në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.

Juventusi e kishte transferuar portierin italian pikërisht nga rivali i ligës para dy sezonesh, mirëpo kanë mbetur të zhgënjyer nga rezultati i treguar nga ai. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme