Maturantët e gjimnazit “Hamdi Berisha” të Malishevës kanë shprehur dëshirën që të shkojnë në ekskursion në bregdetin shqiptar.
Mirëpo aktualisht pengesë për realizimin e kësaj nisme është një vendim i marrë në verën e vitit të kaluar nga Kuvendi i Komunës së Malishevës, me të cilin janë ndaluar ekskursionet e nxënësve jashtë Kosovës, përjashtuar vizitat me karakter studimor, arsimor dhe edukativ.
Zyrtarët e ekzekutivit lokal të Malishevës kanë pohuar se janë në dijeni për kërkesën e maturantëve të këtij gjimnazi, por kanë theksuar se janë të detyruar që të presin qëndrimin e Kuvendit të Komunës nëse do ta shfuqizojë ose jo vendimin për ndalimin e ekskursioneve jashtë vendit.