Në konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme doli Mërgim Mavraj, një nga veteranët e Kombëtares dhe një nga pikat më të forta të mbrojtjes.
Në një konferencë për media të enjten, Mavraj foli për trajnerin e ri të Shqipërisë, Edy Rejan, për të cilin tha se është i qetë dhe si baba për lojtarët, mirëpo thotë se ende s’mund ta vlerësojë nga ana taktike.
Rikthim pas pezullimit: Ka ndryshime të rëndësishme. Më duhet pak kohë t’i analizoj këto ndryshime dhe akoma nuk mund të jap një mendim, si ka ndryshuar për mirë apo keq. Gjëja e parë që më bëri përshtypje ishte grupi i madh. Kur u futa nuk e gjeta ulësen time. Para ndeshjes me Skocinë kemi qenë të fokusuar. Tani kemi ardhur nga kampionati. Disa lojtarë kanë probleme. Akoma nuk e kemi përqendrimin. Me udhëtimin fokusi do të jetë më ndryshe.
Përshtypjet për Rejën: Duket simpatik, i qetë. Është si babai jonë. Është i buzëqeshur dhe i sjellshëm, nga ana taktike nuk e vlerësoj dot ende.
Eksperienca në Greqi: Ka kaluar shumë kohë, i kam harruar. Besoj që ka qenë eksperiencë e mirë për mua. Jashtë futbollit ka qenë periudhë e mirë, kam njohur dhe shumë shqiptar. Për sa i përket futbollit kanë qenë shumë dallime të mëdha me futbollit gjerman, nuk i përballoja dot.
E ardhmja: Do të jem maksimalisht i fokusuar dhe i motivuar. Ku do të luaj nuk është vetëm në dorën tonë. E ndjej veten mirë dhe do të gjejmë zgjidhjen e duhur. Nuk ka qenë vetëm dështim. Erdha në janar te ekipi ku jam dhe duke pasur parasysh këto 6 muajt e mia, nuk ka qenë një vit jo i pasuksesshëm pavarësisht rënies nga kategoria. Kanë ndodhur shumë gjëra, por për mua ka rëndësi që i dola zot kësaj situate. E kalova këtë fazë me vetëbesim”
Rikthimi i Shqipërisë: Liga e Kombeve na eci keq. Të gjithë s’kemi qenë të kënaqur me paraqitjet tona. Po u përmirësuam nga loja do të vijnë edhe rezultatet. Ka pasur shumë ndryshime kohët e fundit. Duhet të afrohemi edhe më shumë njëri me tjetrin. Rezultatin vlen në futboll, nuk e kemi pasur, por i kemi cilësitë. Është momenti i duhur për të lënë të kaluarën pas. Do të kemi një shans të vërtetë”
Islanda: Edhe në kohën e Canës, ka qenë ekip homogjen, i fortë, 11 luftëtarë. Grupi si grup e ka përgjegjësinë për të ndihmuar njëri-tjetrin. Tani që nuk do të jem në fushë, këtë ndeshje, do tu jap vetëbesim. Do të na shërbejë të gjithëve për të ardhmen. Çdo ekip i suksesshëm ka 11 liderë, nuk është vetëm 1 .”
Vështirësia në qershor: Besoj që ka dallim të madh. Ndeshja në qershor ka rëndësi nëse është miqësore apo për pikë. Në fund të kampionatit gjithçka mbyllet dhe e ke të vështirë të luash prapë. E kemi të vështirë të fokusohemi. E presim me kënaqësi grumbullimin. Në qershor gjithmonë kur kemi pasur miqësore kanë qenë katastrofë. Premtimi kryesor do të jetë që do të mundohemi me shpirt e me gjithë dëshirë t’i kënaqim të gjithë.
Shqipëria garon në Grupin H të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, ndërsa Kosova në grupin A. Kualifikimi përmes grupeve është mundësia e vetme e Shqipërisë për të marrë pjesë në EURO 2020, ndërsa Kosova mund ta sigurojë një vend në atë garë edhe përmes play-offs për kualifikim.