Mavraj: Shqipëria luajti e para, të tjerët bën llogaritë

Prishtine | 23 Qer 2016 | 13:21 | Nga

Gjithë Europa vuajti me Shqipërinë këto tre ditët e fundit. Me fitore, gati për raundin tjetër, por në pritje. Stërvitje boshe, pa ditur si do vazhdojë dhe nëse po, kundër kujt?

“Pas fitores me Rumaninë kuptova që duhet të rrija tre ditë përpara televizorit për të marrë vesh si do shkonte. Kjo nuk është gjëja e duhur. Ne luajtëm kundër Zvicrës e Francës, ndërsa të tjerët kundër kundërshtarëve më të lehtë. Të tjerët na panë se çfarë bëmë ne, për të bërë llogaritë e tyre. Kjo është prishje e garës”, tha mbrojtësi Mërgim Mavraj, i nxehur me formatin.

“Shikoni Turqinë. Nëse do luante në një ditë me ne, nuk do luftonte për golin e dytë, por do mundohej të ruante avantazhin e një goli. Por ata e dinin që u duhej një gol për të na kaluar dhe e kërkuan. Edhe Portugalia e dinte që i mjaftonte vetëm një barazim. Nuk është e saktë që të luash dy herë keq dhe të të mjaftojë një ndeshje e vetme e mirë për të kaluar. Si sportist preferoj që fituesin ta tregojë fusha”, vazhdoi 30-vjeçari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme