Mërgom Mavraj ka thënë se dëshiron të vazhdojë me Kolnin.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ka vetëm edhe një vit kontratë me skuadrën gjermane, Koln.
Por, Mavraj ka thënë se ka nisur bisedimet për kontratën e re dhe të dy palët janë shumë të kënaqura.
“Ka pasur bisedime për kontratën e re dhe të dy palët janë shumë të kënaqura. Unë i jam shumë falënderues Kolnit.
Kam mësuar shumë, veçanërisht në momente të vështira. Natyrisht që mendoj se do ta vazhdoj kontratën”, tha Mavraj gjatë një interviste për Bild.