Sot në kuadër të agjendës së drejtorit të përgjithshëm të PK-së Shpend Maxhuni, u realizua një takim i brendshëm me zyrtarë të departamentit të hetimeve dhe njësiteve rajonale për hetimin e trafikimit me narkotikë, bëhet e ditur në një komunikatë për media.
Gjatë takimit, nga drejtori Maxhuni u ritheksua edhe njëherë kërkesa e tij për angazhim maksimal në luftimin e trafikimit me narkotikë, si dhe u njoftuan mbi planifikimet, angazhimet dhe aktivitetet që kërkohen sipas përmbushjeve të objektivave strategjike të Policisë së Kosovës, që dalin nga plani zhvillimor strategjik.
Drejtori Maxhuni nga zyrtarët e tij kërkojë që të kenë angazhim dhe përkushtim maksimal dhe përgjegjësi nga të gjithë të pranishmit në fushën e parandalimit dhe planifikimeve operacionale, duke shfrytëzuar të gjitha kapacitetet profesionale, teknike dhe kadrovike në luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar e në veçanti kundër trafikimit me narkotik si një fenomen me rrezikshmëri të lartë për qytetarët e vendit.
Në këtë kuadër u ri konfirmua nevoja e bashkëpunimit me të gjitha institucionet relevante me qëllim që t’i marrin përgjegjësit dhe masat e nevojshme për luftimin e kësaj dukurie.
Po ashtu u kërkua që plani “stop drogave në shkolla” të vazhdojë të implementohet dhe të përditësohet me rigorozitet të plotë, në mënyrë që të parandalohen të gjitha aktivitetet ilegale të mundshme, në ambientet për rreth shkollave dhe zonës së shkollave në tërë territorin e vendit.
Menaxhmenti i Policisë së Kosovës është i përkushtuar në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës, andaj Maxhuni kërkoi nga të gjithë që të kenë një angazhim edhe më të madh në luftën kundër të gjitha veprimtarive kriminale.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, duke përfshirë angazhimet e saja profesionale me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe parandalimit të rasteve kriminale, si dhe njoftimit të drejtë të opinionit publik.