Theresa May do të takohet me deputetët në një përpjekje të gjetur një rrugë përpara për Brexit, pas fitores së saj të ulët në votëbesim.
Kryeministrja u përball dje me një përpjekje për ta hequr qeverinë e saj nga pushteti ku deputetët votuan kundër me 325 vota dhe 306 vota ishin pro, një ditë pasi plani i saj për largimin nga BE-ja u refuzua.
Më pas, udhëheqësi i Partisë së Punës Jeremy Corbyn refuzoi t’ju bashkohej bisedimeve përveç nëse përjashtohet kërcënimi për një dalje pa marrëveshje.
Kryeministrja tha se donte t’ju qasej diskutimeve me një “frymë konstruktive”.
May u bëri thirrje deputetëve të “vënë mënjanë interesat e tyre”.
“Kjo nuk do të jetë një detyrë e lehtë, por deputetët e dinë se kanë për detyrë të veprojnë në interesin kombëtar, të arrijnë një konsensus”.
Ajo duhet të paraqesë një plan të ri për largimin nga BE-ja në parlament deri më 21 janar.