May pranon të largohet pas votimit mbi Brexitin, muajin tjetër

Prishtinë | 17 Maj 2019 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja britanike, Theresa May pranoi sot të përcaktojë një afat për t’u tërhequr si lidere e Konservatorëve pasi deputetët të votojnë muajin tjetër mbi marrëveshjen e saj të Brexitit me Bashkimin Europian.

“Kryeministrja është e vendosur të garantojë largimin tonë nga Bashkimi Europian dhe i ka kushtuar përpjekjet e saj miratimit të leximit të dytë të Ligjit të Marrëveshjes së Tërheqjes”, deklaroi Graham Brady, kryetari i Komitetit 1922 të Konservatorëve, pas një takimi të komitetit me May.

“Kemi rënë dakord që ajo dhe unë do të takohemi pas leximit të dytë të ligjit për të përcaktuar një afat për zgjedhjen e një lideri të ri të Partisë Unioniste dhe Konservatore”, tha Brady në një deklaratë duke përdorur emrin e plotë të partisë.

“Si të miratohet apo jo marrëveshja, takimi me May do të zhvillohet”, theksoi Brady para gazetarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme