Kryeministrja britanik Teresa May, deklaroi se Siria e mbështetur nga rusët, është duke u përpjekur të fshehë faktet e sulmit kimik në Douma. Sulmi shkaktoi dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur.
AFP shkruan se një zyrtar tha se hetuesit e pavarur u penguan të hetonin sulmin pranë kryeqytetit sirian, disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania bombarduan vendet që ata thanë se ishin të lidhura me programin e armëve kimike të Sirisë.
Mungesa e qasjes në qytetin e Doumës nga inspektorët e grupit mbikëqyrës nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, ka lënë shumë pyetje pa përgjigje në lidhje me sulmin e 7 prillit.
Drejtori i Përgjithshëm i OPCW në Hagë, Ahmet Uzumku tha se zyrtarët sirianë dhe rusë përmendën “çështjet e sigurisë në pritje” duke i mbajtur inspektorët e saj nga arritja e Doumës.
“Ekipi ende nuk është vendosur në Douma” dy ditë pas mbërritjes në Siri, tha Uzumku.
Autoritetet siriane po ofronin 22 vetë për të intervistuar si dëshmitarë, tha ai, duke shtuar se ai shpresonte se “do të bëhen të gjitha masat e nevojshme … për të lejuar ekipin të dërgojë në Douma sa më shpejt të jetë e mundur”.