Boksieri i njohur Floyd Mayweather ka rrëzuar tre herë në tokë Tenshin Nasukawan në raundin e parë për të fituar meçin ekzibicional në vlerë rreth 9 milionë dollarë.
Ish-kampioni i pesëfishtë i botës fitoi lehtësisht ndaj kikboksierit 20-vjeçar në një ndeshje boksi që ishte paraparë të luhej deri në tre raunde nga tre minuta.
Nasukawa përfundoi me lot pasi skuadra e tij u dorëzua ndaj 41-vjeçarit tashmë të pensionuar.
“Ishte gjithçka për argëtim, u kënaqëm shumë”, ka thënë pas meçit Mayweather.