Kjo makinë me arkitekturë tërësisht të re, prezantohet muajin e ardhshëm në Tokio
Të gjithë prodhuesit janë orientuar nga makinat elektrike, derisa mësohet se Mazda ka një plan një makinë të tillë, por që nuk ngjanë me të tjerat.
Në Tokyo Motor Show që zhvillohet gjatë muajit të ardhshëm, do të prezantohet kjo makinë elektrike, që pritet të ketë bateri prej 35.5 kWh.
“Do të jetë një model, që nuk bazohet në asnjë prej makinave që i kemi pasur deri më tani. Arkitektura që do të përdorim, është krejtësisht ndryshe” ka thënë zëdhënësi në Mazda, Yoshikazu Nagai.
Pasi që dukja mbetet mister, meqë nuk dihet çfarë përmban arkitektura e re, pritet që ky model të ketë pjesë nga prototipet RX-Vision, Vision Coupe apo Kai, që janë sjellë si koncepte më herët.
Brenda pritet ta ketë baterinë me 35.5 kWh me kapacitet të 142 kuaj fuqi, që kjo Mazda të jetë në mes Hyundai Ioniq Electric 28 kWh dhe Nissan Leaf 40 kWh.