Në muzeun Ento Kastrioti në Isniq të Deçanit, është mbajtur një aktivitet etno-kulturor me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Në këtë organizim janë shfaqur artefakte nga periudha të ndryshme historike përfshirë edhe luftën e fundit në Kosovë.
Pjesëmarrës në këtë manifestim ishte edhe kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj, dhe deputetja Teuta Haxhiu, por edhe një numër i madh qytetarësh.
Pjesë e manifestimit ishte edhe sofra me ushqime tradicionale.