Ministria e Financave njofton se më 10 shtator do të mbahet ankandi i katërmbëdhjetë me radhë për vitin 2019.
Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet pesë vjeçar në shumën prej 15 milionë euro.
“Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Ministria thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë.