Mbahet dëgjim publik për tri Projektligje, kërkohen ndryshime konkrete

Prishtinë | 24 Jan 2018 | 12:25 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Projektligji për Noterinë,për ndryshim plotësimin e Ligjit për Procedurën Jokontestimore dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për trashëgiminë në Kosovë ishin tri projektligjet për të cilat u mbajt dëgjim publik, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, Albulena Haxhiu, tha se pret nga të pranishmit që të kontribuojnë në adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me këto projektligje.

Komentet e tyre për projektligj i prezantuan edhe të pranishmit në këtë dëgjim publik.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë, Qemajl Marmullaku, tha se ministria është duke bashkëpunuar vazhdimisht me të gjithë akterët relevant për këto ligje.

Ndërsa përfaqësuesi i Odës së Notereve, Aliriza Beshi kërkoi ndryshimin e një paragrafi në mënyrë që përgjegjësia e noterit të jetë edhe më tej.

“Noteri është juridik prandaj edhe paraprakisht të sigurohet  që automatikisht që dëmi i shkaktuar palës të jetë të garantuar në çdo rast palët nëse vijnë që noteri të ketë bërë ndonjë shkelje ligjore pala për kompensohet nga noteri e që vjen nga sigurim. Jemi të regjistruar si biznes individual. Përgjegjësia e noterit duhet të jetë edhe më tej”, tha Beshi.

Yll Zekaj nga Oda e Avokatëve tha se duhet të sigurohet që të ofrohet cilësi për qytetarët e jo punë për noterët, raporton EO.

“Oda e Avokatëve ka shqyrtuar ligjet do të ju dërgoj komentet me qëllim që t’i ofrohet shërbim më cilësor dhe me heq monopolin nuk është shteti me gjet punë për noterin  por të ofrojë cilësi për qytetarin”, tha ai.

Të ngjashme