Është mbajtur edicioni i tretë i manifestimit letrar “Vjeshta dhe Vargjet” në shkollën e mesme profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas nga asociacioni i letrarëve dhe artistëve “Art Club” në kujtim të poetit Rifat Kukaj, njofton Klan Kosova.
Poetë të shumtë nga e gjithë Kosova, Presheva e Shqipëria morën pjesë në këtë manifestim, ku kujtuan poezitë dhe veprat e shkruara nga Rifat Kukaj.
Poashtu është mbajtur edhe një tryezë për jetën dhe krijimtarinë e shkrimtarit Avdi Shala pasi që ai së bashku me Rifat Kukajn kanë ditur që t’i qasen më së miri poezive për fëmijë.
Me këtë rast do të mbahet edhe ora poetike si dhe do të ndahen disa çmime për poetët e rinj të kësaj shkolle.