Mbahet ekspozita “Arti i Ripërdorimit” nga klubet e gjelbra të shkollave në Drenas

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Është mbajtur ekspozita “Arti i Ripërdorimit” nga Klubet e Gjelbra të shkollave të Komunës së Drenasit, të cilët nëpërmjet punimeve të realizuara me mbeturina të riciklueshme kanë promovuar alternativën e ripërdorimit.

Në këtë aktivitet të organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, financuar nga GIZ&SMS gjerman dhe imlementuar nga Green Art Center, ka marr pjesë edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Kryetari Lladrovci ka pritur në zyre përfaqësuesit e GIZ&SMS dhe Green Art Center, të cilët edhe i ka falënderuar për mbështetjen e projekteve dhe aktiviteteve që kanë të bëjnë me mjedisin. Ndërsa para të pranishmëve në ekspozitë, ka thënë se zotimi i Komunës për të realizuar projekte dhe mbështetur ato ne fushën ambientale nuk do të mungoj dhe ka falënderuar organizatën gjermane GIZ&SMS dhe GAC, për bashkëpunimin e vazhdueshëm. “Pas përfundimit të projektit, shtrirjen në secilin fshat, lagje dhe ekonomi familjare për menaxhimin e mbeturinave, ky projekt i skemës së ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në burim është më se i nevojshëm. Komuna e Drenasit është duke punuar në vazhdimësi për të përmirësuar ambientin në komunën tonë. Jemi të përkushtuar që të kemi një qytet të pastër dhe ekologji duke zgjedhura riciklimin e mbeturinave në krejt qytetin”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Përfaqësuesja e GIZ-it, Evelina Rathie, ka falënderuar të pranishmit dhe ka sugjeruar se aktiviteti i riciklimit të mbeturinave të ndahet ne secilën ekonomi familjare për t’i kontribuar një ambienti sa me të pastër.

Në këtë aktivitet, janë ndarë edhe mirënjohje për shkollat pjesëmarrëse në këtë projekt, ndërsa për vendin e parë për ndarjen e mbeturinave në burim i është dhënë SHFMU “Arif Shala” në Korroticë të Ulët dhe janë mbjellur edhe fidane në oborrin e shkollës nga kryetari Lladrovci.

Pjesë e këtij projekti për ndarjen e mbeturinave të riciklueshme në burim janë shkollat; SHFMU “Arif Shala”, SHFMU “Gani Elshani”, SHFMU “Abedin Bujupi”, SHFMU “Dëshmorët e Fortesës”, SHFMU “Dëshmorët e Qëndresës II”, SHFMU “Hasan Prishtina”, SHFMU “Naim Frashëri”, SHFMU “Xheladin Gashi – Plaku”, SHFMU “Zenel Hajdini”, SHFMU “Rasim Kiqina”, SHFMU “Ali Gashi”, SHFMU “Halil Bajraktari”, SHMP “Fehmi Lladrovci” dhe SHML “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme