Në Prishtinë fillon konferenca e parë rajonale për siguri kibernetike “Bashkërisht ta ngrisim sigurinë kibernetike”.
Konferencën rajonale dyditore për siguri kibernetike, organizohet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë: kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, koordinatori nacional për Siguri Kibernetike, Nehat Mustafa, zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Stefan Çipo, zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu, ministra e zëvendësministra të Qeverisë së Kosovës, deputetë, udhëheqës të agjencive të zbatimit të ligjit, rektor të universiteteve, ekspertë vendor dhe ndërkombëtarë të sigurisë kibernetike.