Arkitektët dhe inxhinierët më me nam në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi e Maqedoni do të jenë pjesë e konferencës së parë të ndërtimit “CONRECON – Prishtina 2018”, organizuar nga Media Ndërtimi.
Dita e parë e konferencës do të ketë panele diskutimi në temat “Identiteti Arkitekturor i Kosovës” dhe “Ballafaqimi i Ballkanit me Urbanizëm”.
Në këtë konferencë do të ketë panele diskutimi dhe prezantime. Konferenca do të vazhdojë edhe më 3 prill, kur do të flitet për “Degradimin e tokave bujqësore nga ndërtimi” dhe “Ndërtimi si ndotës”.
Pjesëmarrës në konferencë janë: arkitekti Përparim Rama, inxhinieri Bardhyl Halitjaha, kryetari i Asociacionit të Arkitektëve të Shqipërisë, Armand Vokshi, kryetari i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, Astrit Nixha, urbanisti Dukagjin Hasimja, urbanisti shqiptar Flamur Kuqi, arkitekti Bekim Ramku, arkitekti Rron Beqiri, arkitekti Shpetim Maraj, arkitekti dhe dekani i Fakultetit të Arkitekturës “Polis”, Ledian Bregasi, ambientalisti Labi Salihu, dekani i Fakultetit të Bujqësisë në Tiranë, Fatbardh Sallahu, Afrim Sharku, Organizata “Let’s Do It Kosova”, Organizata “Toka” dhe të tjerë.