Nën kryesimin e kryesuesit Nahit Elshani, në prezencën e kryetarit Idriz Vehapi , nënkryetarit Xhemali Haxhimustafa dhe kuvendarëve, sot u mbajte mbledhja e rregullt dhe e fundit për vitin 2016 e Kuvendit Komunal të Rahovecit.
Pas diskutimeve nga kuvendar si të pozitës poashtu edhe anëtarëve të opozitës u miratuan këto pika: Planit Strategjik për Njësinë e Auditimit të Brendshëm në Komunën e Rahovec për periudhën 2017-2019, Planit vjetor të Njësisë për Auditimin e brendshëm të Komunës së Rahovecit për vitin 2017, Planifikimit Përfundimtar të Prokurimit për vitin fiskal 2017, Planit të veprimit për transparencë dhe i aktiviteteve të Komunës së Rahovecit për vitin 2017, Planit pesë vjeçar i menaxhimit të mbeturinave për komunën e Rahovecit, për periudhën 2017 – 2021, Aprovimi i rekomandimeve të komisioneve mbikëqyrës të ligjshmërisë të akteve komunale lidhur me Rregulloren për taksa, tarifa dhe ngarkesa, Propozim Vendimit për miratimin paraprak të marrëveshjes së binjakëzimit midis Komunës së Rahovecit dhe Bashkisë Përmet, Propozimit i Kryetarit për shfuqizimin e aktvendimit 01Nr. 139/11 të dt. 31.05.2012.
Gjatë mbledhjes së sotme u diskutua edhe për Informimin për Projektin: Rindërtimi i Informacioneve Kadastrale RIK me UAV, për ZK-Krushe e Madhe (zona kadastrale jashtë komasacionit), Informimin për Projektin “Identifikimi i Pronave Komunale”,
Mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Rahovecit, do të mbahet gjatë muajit janar të vitit 2017.