Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit

Prishtinë | 22 Gus 2019 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit, se mbledhja e tetë  e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, do të mbahet me 30 Gusht 2019 ( e Premte), duke filluar në ora 10:00.

Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit dhe kjo mbledhje, sikurse edhe mbledhjet tjera është e hapur për publikun dhe do të transmetohet,  në kohë reale edhe përmes uebfaqes zyrtare të komunës në vegëzën: https://kk.rks-gov.net/rahovec/video-incizimet-e-mbledhjeve/.

Për këtë mbledhje kryesuesi Afrim Dina ka propozuar këto pika:

1.      Shqyrtimi dhe Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

2.       Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve,

3.      Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim Vendimit të Kryetarit të Komunës, për dhënien e pronës së paluajtshme  komunale në shfrytëzim afatshkurtër personave fizik dhe juridik,

4.      Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozimit të Kryetarit të Komunës për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale,

5.      Informatë mbi implementimin e Planit për investime në hapësirat e hapura publike në Komunën e Rahovecit,

6.      Rishqyrtimi dhe aprovimi i Draft-Rregullores Komunale për Transparencë Komunale Nr.03/2019.

Të ngjashme