Mbështetur nga Ministria e Diasporës, sot në Prishtinë mbahet panairi me punime artizanale, veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale.
Në këtë panair, i cili organizohet në kuadër të “Ditëve të diasporës”, prodhimet e tyre do t’i prezantojnë prodhues të ndryshëm.
Stina e verës është koha kur shtohet kërkesa pak më shumë për punime artizanale, andaj ky panair rrit mundësinë që qytetarët të jenë më afër punimeve artizanale.