Mbahet Panairi i Universiteteve Zvicerane, ambasadori Sprecher: Zvicra është e njohur për universitete dhe programe, trajnime të edukimit

Prishtinë | 28 Mar 2024 | 17:38 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të enjten është mbajtur Panairi i Universiteteve Zvicerane. Folës special në këtë panair ishte ambasadori i Zvicrës, Jurg Sprecher.

Ai tha se, Zvicra është e njohur për universitet, programe, trajnime të edukimit, “faleminderit qe më ftuat të them disa fjalë, jam i lumtur që jam këtu me ju këtë pasdite”, tha Sprecher, raporton Ekonomia Online,

“Zvicra është e njohur për universitetet, programet trajnime të edukimit. Nuk është vetëm e vërteta e shtetit tonë, është e individëve, edukimi është vlerë”, shtoi ai.

“Bëhuni të guximshëm për ta mësuar potencialin tuaj, çdo hap përpara iu afron në realizimin e ëndrrave tuaja. Jeta është një udhëtim për të mësuar diçka të re çdo ditë”, deklaroi ambasadori.

Elga Zela, zyrtare në High School Officer, tregoi disa nga arsyet se pse duhet zgjedhur shkolla e biznesit të Genevës.

 “Misioni ynë është të jemi ndikues në zhvillimin e studentëvë”, tha ajo.

Përmes video-mesazheve, disa studentë treguan eksperiencat a tyre duke thënë se profesorët atje kanë për qëllim drejtimin e studentëve për të realizuar ëndrrat e tyre.

Roxane Goig, nga Instituti ne Gjenevë, prezantoi disa nga programet bachelor për studentët, poashtu edhe 10 degët e bachelor në këtë institut.

Të ngjashme