Në organizim të Lidhjes së shoqatave bletare të Maqedonisë, sot dhe nesër në Strugë do të mbahet Panairi i tretë i mjaltit, ku pritet të marrin pjesë rreth 20 ekspozues nga Shkupi, Shtipi, Radovishi, Koçani, Manastiri, Prilepi, Ohri, Dibra, Vinica, Makedonski Brodi dhe Struga.
Do të ketë edhe mysafirë nga Serbia dhe Shqipëria. Stendat do të vendosen para ndërtesës së Komunës. Qytetarët do të kenë rast që të blejnë mjaltë dhe prodhime të tjera të bletëve drejtpërdrejt nga prodhuesit, ndërsa në disa nga stendat do të shitet edhe mjaltë e certifikuar organike.
Në organizim të Panairit është inkuadruar edhe shoqata “Matica” nga Struga. Pritet që në hapje të kenë fjalim kryetari i komunës Mustafa Zabzun dhe kryetari i “Matica”-s Shefit Shemshedini.
Qëllimi i këtij manifestimi tradicional është që të promovohen prodhimet e bletëve dhe të iniciohet përfaqësim më i madh i bletarisë në Maqedoni.