Mbahet punëtoria nga I4PA dhe KSPAG për arritjet e dialogut teknik dhe ndikimi i tij në jetën e qytetarëve

Ferizaj | 26 Sht 2019 | 14:26 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti për Analiza të Politikave (I4PA) në bashkëpunim me Grupin për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi ka mbajtur në Ferizaj punëtorinë e tretë më radhë “Arritjet e dialogut teknik dhe ndikimi i tij në jetën e përditshme të qytetarëve”, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha Ekzekutive e I4PA, Dea Gecaj, ka deklaruar se ky organizim në bashkëpunim me shoqërinë civile ka për qëllim informimin e tyre në lidhje me përfitimin, ndikimin dhe zbatimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi.

“Qëllimi i sotme është informimi i pjesëtarëve të shoqërisë civile mbi arritjet e dialogut teknik. Shoqëria civile shpeshherë me iniciativat e saja ndikon në agjendat politike të shtetit. Andaj me të drejtë mund të themi se në shtet modern demokratike përpos tri shtyllave të qeverisjes mund të shtojmë edhe mediet dhe shoqërinë civile”, tha Gecaj.

Eksperti i dialogut me Serbinë, Dren Zeka ka elaboruar funksionet e marrëveshjeve teknike dhe përfitimet që kanë rrjedh nga dialogu.

Sipas Zekës, Kosova duhet të merret ekskluzivisht me zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Ai tutje foli në mënyrë kronologjike mbi momente kryesore të dialogut si dhe marrëveshjet e dala nga ai.

“Propozimin në Rambuje e ka pranuar vetëm Kosova dhe jo Serbia. Gjatë negociatave të Vjenës, Ahtisari kishte propozuar pako të Ahtisarit të cilën e ka refuzuar Serbia. Pas shpalljes së Pavarësisë pikat doganore në Veri janë djegur, prej shpalljes e deri në fillimin e dialogut në vitin 2011 nuk kemi pasur as prezencë të policisë e as doganave që kryejnë vëzhgimin e doganave. Dështimi i UNMIK-ut me rezolutën 1224, pasi lejoj që Serbia të hyjë dhe të ndërtojë të gjitha strukturat paralele. Në veri kanë qenë më të shprehura. Në rast të rifillimit me dialogun ato pika shpresoj që do të përfundohen. Lëvizja e Kosovës në Serbi ka qenë e pamundur për shkak se Serbia nuk i njihte dokumentet e Kosovës”.

“Aspekti i tabelave, pala serbe kishte pranuar ti pranon tabelat me ‘KS’ dhe jo me ‘RKS’. Serbia nuk i njihte vulat doganore, Serbia eksportonte mallra në Kosovë derisa Kosova jo në Serbi. Ne kemi zbatuar masa të reciprocitetit, ku ne morëm vendim që mos ti njohim vulat e tyre, pastaj ata hynë përmes veriut. Marrëveshje tjetër e rëndësishme është regjistrat civil, nga përfundimi luftës Serbia kishte marrë librat civil, ne institonim që t’i kthejmë regjistrat, por kjo gjë nuk ka ndodhur me Kosovën, pasi ata kishin problem me Slloveninë dhe Kroacinë. Formimi i Asociacionit”.

“Përdorim kodin e Serbisë së telefonisë fikse, ne kemi kërkuar statistika prej Telekomit, ata i kanë paguar miliona për kodin Vala 900. Ne kemi fuqinë e ultë prodhuese, por kompanitë mund të eksportojnë në Ballkan dhe Evropë. Kemi pasur shumë barrikada të vendosur që falë BE kemi arritur ti heqim. KQZ-ja ka marrë një vendim të mirë që në këto zgjedhje do të mund të votojnë vetëm ata të cilët posedojnë dokumente të Kosovës. Ne jemi gati si Kosovë pasi kemi strukturat dhe ligjin. Por studentët të cilët përfundojnë universitetin në Prishtinë, diploma nuk i njihet në Luginë. E për këtë duhet një ndikim më i madh i BE, pasi që kjo po bëhet për mosshkollimin e Luginës së Preshevës. Marrëveshja që nuk është zbatuar është ajo për energjinë, Nuk është zbatuar nga pala serbe edhe pse ka qenë e përfshirë në dialog”.

“Dy vitet e fundit nuk kemi pasur dialog, është bërë keq që është mbyllë ministria për dialog. Këto dy vite ne nuk kemi pasur mundësi të përcjellim ashtu si duhet dialogun, edhe qytetarët nuk kanë pasur një pikë se ku të drejtohen për ankesat e tyre. Duhet të merremi ekskluzivisht me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog të cilat sjellin dobi Kosovës, kanë pasur përfitime të mëdha të Kosovës si dhe minoriteteve serbe. Por sfida mbetet në pjesën veriore, mundësia e qarkullimit të lirë dhe shtrirja e institucioneve tona në veri. Platforma e re negociuese të cilën ka përgatitur për çështje e territorit nuk duhet të diskutohet me Serbi. Ne kemi treguar se jemi për paqe”, tha Zeka.

Si mjet informimi mbi këto marrëveshje pjesëmarrësit theksuan se kanë shfrytëzuar mediet. Ata po ashtu u shprehen se frustrimi mbi moszbatimin e këtyre marrëveshjeve ekziston për të dyja vendet.

Por edhe se dialogu teknik dhe zbatimi i marrëveshjeve që dalin nga ai duhet të shërbejë si metode për me kuptuar nevojat e të dyja palëve.

Rina Zaiqi beson se duhet të ketë ndryshim pasi që gjendja ekzistuese nuk është e mjaftueshme për rrugën drejt arritjes së një paqeje të qëndrueshme në rajonin e Ballkanit.

“Duhet të kemi një vizion të qartë për para se t’i rikthehemi dialogut”.

Iniciativa si kjo e sotshme u shpreh Florina Ujupi janë shumë të nevojshme për informimin e të rinjve mbi një proces që nuk është edhe aq interesant për qytetarët.

Ajo theksoi se punëtoria shërbeu për informim më të saktë rreth dialogut.

Pjesëmarrësit u shprehen se është e nevojshme që dialogu të udhëhiqet nga persona adekuat për një rezultat sa më të dobishëm dhe pozitive për qytetaret e të dyja palët.

Këshilltari i Politikave në Grupin për Ballkan (BPRG), Abdullah Ferizi, ka njoftuar se projekti ka prioritet inkuadrimin e shoqërisë civile dhe përfitimet e tyre në këtë proces.

“Esenca e projekti që e impelmentojnë është për të nxjerr konkludimet e shoqërisë civile për procesin e dialogut. Projekti ynë ka tri komponentë më të veçanta. E artikujve, ku njerëzit e ndryshme prej Kosovës dhe Serbisë që prezantojnë përfitime personale prej ndonjë marrëveshje”.

“Katër organizata prej Beogradit që punojnë për të drejtat e njeriut, është jo-qeveriste po mbledh juristët se si me i ndihmua qytetarët për të drejtat e veta. Me u angazhua me seriozisht neve na duhet të dinë se çfarë ka ndodhur deri më tani dhe se si do të zhvillohet ky proces me tutje. Projekti ka për qëllim me i fokusi përfitimet e qytetarëve në këtë proces”, tha Ferizi.

“Dialogu duhet të shkoj në nivel të qytetarëve dhe shoqëria jonë të dialogojë me shoqërinë e Serbisë. Janë disa prej organizatave që janë të izoluar në Serbi. Zërin po e ngrisinë për vete për tu shërbyer të drejtat e tyre dhe jo për neve”.

“Nëse ne arrijmë si shoqërinë kosovare për të na lehtësuar punën tonë, nëse qëllim e kemi për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë. Në fazën tjetër të dialogut në mënyrë zyrtare me i përceptua çështjet thelbësore”.

Kjo punëtori është e treta me rradhë, në një seri aktivitetesh të parashikuara nga projekti: Avancimi i Institucioneve, Demokratizimi dhe Baskepunimi Rajonal”, financuar nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë.

Të ngjashme