Në Gjykatën e Apelit, të mërkurën është mbajtur seanca e kolegjit në rastin e të akuzuarës V.B. dhe dy të tjerëve.
Kjo e para, po akuzohet për veprën penale marrja e ryshfetit,( vepër të cilën e kishte kryer në cilësi të prokurores se shtetit), nga neni 428 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërsa të akuzuarit tjerë I.K dhe I.S., për veprën penale ushtrimi i ndikimit në bashkëkryerje, nga neni 431 i të njëjtit kod.
Vendimi lidhur më pretendimet ankimore të palëve, do të merret shumë shpejtë.
Po ashtu gjatë ditës, në Gjykatën e Apelit është mbajtur seancë e kolegjit, lidhur më rastin e E.H., H.V dhe A.K.
Të tre akuzohen për veprën penale mashtrim në detyrë, nga neni 341 paragrafi 3 i Kodit Penal të Kosovës.
Edhe për këtë rast, kolegji gjyqësor pritet të marr vendim shumë shpejtë.
Gjykata e Apelit e Kosovës, është e përkushtuar në zgjidhjen në afat sa më të arsyeshëm të lëndëve kundër korrupsionit zyrtarë.