Mbahet seancat e kolegjit në dy raste të të akuzuarve për korrupsion zyrtar

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 16:49 | Nga

Në Gjykatën e Apelit, të mërkurën është mbajtur seanca e kolegjit në rastin e të akuzuarës V.B. dhe  dy të tjerëve.

Kjo e para, po akuzohet  për veprën penale marrja e ryshfetit,( vepër  të cilën e  kishte kryer në cilësi të prokurores se shtetit),  nga neni 428 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa  të akuzuarit tjerë I.K  dhe I.S., për veprën penale ushtrimi i ndikimit në bashkëkryerje, nga neni 431 i të njëjtit kod.

Vendimi lidhur më pretendimet ankimore të palëve, do të merret shumë shpejtë.

Po ashtu gjatë ditës, në Gjykatën e Apelit është mbajtur seancë e kolegjit, lidhur më rastin e E.H., H.V dhe A.K.

Të tre akuzohen për veprën penale mashtrim në detyrë, nga neni 341 paragrafi 3 i Kodit Penal të Kosovës.

Edhe për këtë rast, kolegji gjyqësor pritet të  marr vendim shumë shpejtë.

Gjykata e Apelit e Kosovës, është e përkushtuar në zgjidhjen në afat sa më të arsyeshëm të lëndëve kundër korrupsionit zyrtarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme