Mbahet sot mbledhja e Qeverisë

Prishtinë | 13 Pri 2022 | 08:02 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës sot mban mbledhjen e radhës.

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrat e tij, do ta nisin mbledhjen me fillim të orës 10:00.

Në mesin e pikave të rendit të ditës, është edhe projektligji që i hap rrugë rritjes së pagës minimale.

Këtë e ka bërë ditur vet Kurti përmes një konference mëngjesin e së martës, duke treguar se paga minimale do të rritet dhe do të hiqet tatimi për 250 euro pagë.

“Në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, e cila do të mbahet nesër, do të miratojmë Projektligjin, që do t’i hapë rrugë rritjes së pagës minimale në 264 euro bruto apo 250 euro neto dhe heqjen e tatimit për 250 euro pagë”, tha Kurti dje në konferencën për media.

Të ngjashme