Ekonomia Online
FUNDIT

Mbahet takim i përbashkët MSh-ATK për rregullimin e çmimit të barnave

Mbahet takim i përbashkët MSh-ATK për rregullimin e çmimit të barnave

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi; Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi; Kryeinspektori farmaceutik Shaban Osmanaj; dhe i deleguari nga Kryeshefi ekzekutiv i AKPPM-së, Lutfi Mulaku; kanë zhvilluar sot një takim të përbashkët me me drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj  dhe zëvendësdrejtorin Nahit Sharku. Qëllimi […]

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi; Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi; Kryeinspektori farmaceutik Shaban Osmanaj; dhe i deleguari nga Kryeshefi ekzekutiv i AKPPM-së, Lutfi Mulaku; kanë zhvilluar sot një takim të përbashkët me me drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj  dhe zëvendësdrejtorin Nahit Sharku.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi lidhur me Udhëzimin Administrativ Nr. 02/2019 për rregullimin e çmimit të produkteve dhe oajisjeve medicinale dhe zbatueshmërinë e plotë të tij, duke u harmonizuar në nivel institucional përmes zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta, të cilat do të mundësojnë që ky udhëzim administrativ të jetë plotësisht i mbikëqyrur gjatë zbatimit.

Krertët e ATK-së kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në mënyrë që një politikë e tillë shtetërore të jetë në funksion të plotë të qëllimit për të cilin edhe është aprovuar.

Të ngjashme