Mbahet takimi i grupit punues për Riintegrimin e Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar

Prishtinë | 01 Dhj 2017 | 11:48 | Nga

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i grupit punues i Strategjisë Kombëtare për Riintegrimin e Qëndrueshëm të Personave te Riatdhesuar 2018-2022 dhe Planin i Veprimit 2018 – 2020. Ky takim u hap nga zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, njëheritKoordinator Kombëtar për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar, z. Izmi Zeka.

Zëvendësministri Zeka me këtë rast theksoi se nga Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar dhe nga grupi punues është bërë një punë shumë e mirë në draft hartimin e strategjisë, ndërsa tashmë priten të kalohen edhe fazat tjera procedurale për miratim në Qeveri.

“Riintegrimi i personave të riatdhesuar ka qenë një sfidë shumë e madhe për MPB-në dhe për shtetin e Kosovës në përgjithësi të cilat kanë dalë edhe si kritere për zbatim. Është bërë jashtëzakonisht një punë e madhe në këtë drejtim, në dalje në ndihmë të personave të kthyer në Kosovë”, theskoizëvendësministri Zeka.

Koordinatori Kombëtar për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar, z. Izmi Zeka theksoi se do të kërkohet nga të gjithë aktetët që në fundit të vitit kalendarik do të bëjnë një rikapitulim i të gjitha aktiviteteve në mënyrë që të kemi të qartë progresin që është arritur në zbatim të aktiviteteve të strategjisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme