Komiteti për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës me pandeminë Covid-19, ka mbajtur takim të premten pasdite, ku është diskutuar mundësia e ndryshimit të masave anti-covid, raporton Ekonomia Online.
Ky takim vije pak ditë pasi u propozua që të ketë mbyllje të shkollave për një javë dhe mësimi të mbahet online.
Javët e fundit numri me të infektuar me Covid-19 ka shënuar rritje, ndërsa të premten janë regjistruar 828 raste të reja që është numri më i lartë në këtë vit.