Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot është mbajtur takimi i radhës konsultativ sa i përket hartimit të Ligjit për inspektime.
Postimi i plotë i Tahirit:
Në konsultim me ekspertë ndërkombëtar lidhur përmes një video-konference nga zyra e Bankës Botërore në Prishtinë, u pajtuam mbi disa pika:
Themelimi i Zyres të Inspektorit të Përgjithshëm mund të bëhet në kuadër të Zyrë së Kryeministrit i cili do të raportojë në një këshill të përbërë nga kryeinspektorë e i cili do të drejtohet nga Kryeministri dhe Inspektori i përgjithshëm do të koordinojë të gjitha inspektoratet qëndrore si pjesë e disa ministrive;
Ligji për inspektime duhet të cekë shprehimisht inspektoratet dhe inspektimet në nivel qendror në mënyrë që mos të ketë duplifikime në fushë të inspektime mes niveleve në të ardhmen;
Të shikohet mundësia e unifikimit të organizimit të të gjitha inspektorateve qendrore në nivel të njejtë të organizimit me qëllim të koordinimit më të lehtë të tyre, dhe
Ligji për inspektime nuk do të përfshijë funksionimin dhe organizimin e inspektimeve në nivel lokal ngase kjo çështje është në kompetencë të nivelit lokal.
Në vijim do të ketë takime dhe konsultime shtesë me akterë tjerë vendor dhe ndërkombëtar sidomos sa i përket pikës 3 rreth nivelit të organizimit të inspektorateve qendrore.