Mbahet tryeza për promovimin e shërbimeve sociale në Komunën e Ferizajt Organizata joqeveritare Iniciativa për Progres (INPO), sot në Ferizaj ka mbajtur tryezën “Promovimi dhe fuqizimi i shërbimeve sociale në Komuna. Qëllimi i kësaj tryeze ishte trajtimi në nivel ndërinstitucional i pakove të shërbimeve sociale të cilat ofrohen drejtpërdrejtë nga Qendra për Punë Sociale, komuna, si dhe organet e tjera shtetërore. Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme të cilët janë përgjegjës për zbatimin e obligimeve ligjore në kuadër të mbrojtjes së të drejtave sociale të njeriut, si dhe krijimin e lehtësirave përmes mekanizmave shtetëtorë për grupet e cenueshme. Gjatë diskutimit u konstatua se institucionet përgjergjëse për ofrimin e shërbimeve sociale kanë mungesë të theksuar të koordinimit dhe se problemet në komunitet janë shumë më serioze se sa që duket në publik.
Një nga shqetësimet kryesore u ngrit mungesa e kapaciteteve financiare dhe humane në Qendrën për Punë Sociale për të ofruar shërbime të mirëfillta për grupet e cenueshme të shoqërisë. Tutje, u konstatua se edhe mungesa e qendrave të strehimit dhe rehabilitimit të personave në nevojë e bën të pamundur arritjen e rezultateve në trajtimin e problematikave të ndryshme që shfaqen në komunitet.
Në mënyrë që komunat të promovojnë dhe të ngrisin nivelin dhe cilësinë e shërbmeve sociale, nga të pranishmit u rekomandua mobilizimi i shoqërisë në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për të drejtat e përfitimit të shërbimeve sociale; rritjen e bashkëpunimit në mes të Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj dhe Qendrës për Punë Sociale në identifikimin e rasteve të fëmijëve me sjellje asociale, organizimi i takimeve të vazhdueshme të Qendrës për Punë Sociale me Policinë e Kosovës, Drejtorinë e Arsimin dhe Drejtorinë e Shëndetësisë që të prandalojnë fenomenet negative në shoqëri e sidomos tek fëmijët në shkolla; të ketë më shumë psikolog në shkolla të cilët do të ndihmonin në parandalimin e dhunës tek nxënësit; Ky projekt është i mbështetur nga Agjencia Gjermane e Zhvillimit (GIZ) dhe implementuar nga INPO në bashkëpunim me grupin komunal të projektit “SoRi” në Feriza