Mbanin fotografi të marihuanës në telefon, arrestohen dy persona

Prishtinë | 16 Maj 2019 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull dhe nga ta janë konfiskuar dy telefona celularë.

Të njëjtit nga hetuesit janë zbuluar se kanë foto në telefon ku shihen sasi të marihuanës.

Me vendim të prokurorit është kryer bastisje në një lokacion por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. I dyshuari shkon në mbajtje ndërsa e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme