Mbërrijnë 50 mijë vaksina të tjera, Rama: Vaksinimi do të përshpejtohet për një sezon turistik përtej pandemisë

Prishtinë | 20 Qer 2021 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale lajmin se 50 mijë vaksina të tjera coronavax mbërritën mesditën e së dielës në vendin tonë, duke e çuar numrin total të vaksinave kundër coronavirusit në 1,067,950.

Sipas kreut të qeverisë, ritmi i vaksinimit do të vijojë të rritet për një sezon turistik përtej pandemisë.

“Aeroporti “Nënë Tereza”. Edhe 50,000 doza të tjera të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke e çuar në 1,067,950 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani. Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten ditë pas dite, për një sezon turistik përtej pandemisë”, shkruan Rama.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme