Mbërrijnë shtatë mijë teste për Coronavirus në Kosovë

Prishtinë | 28 Mar 2020 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë në deryrë Arben Vitia ka njofuar se shtatë mijë teste kanë arritur sot në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, të cilat do të shërbejnë për të detektuar sëmundjen COVID-19.

Krahas kësaj Vitia bëri të ditur se është iniciuar kërkesa për furnizimin edhe me dhjetë mijë teste të tjera.

Përveç testeve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka arritur edhe një pjesë e donacionit me material mjekësor mbrojtës kundër COVID-19.

Përmes një shkrimi në Facebook Vitia gjithashtu njofton edhe për donacione të tjera.

“Në ditët në vijim mbërrin edhe donacioni nga UNICEF me materiale shtesë. Përmes Bankës Botërore kanë përfunduar proceduarat e aktivitetit të prokurimit për material mjekësor mbrojtës. Ndërsa në Ministrinë e Shëndetësisë, është në fazën finale prokurimi për materiale mbrojtëse, pajisje dhe barna”.

“Krahas veprimeve institucionale, individë dhe biznese brenda dhe jashtë vendit po vazhdojnë të solidarizohen me donacione të shumta si kontribut për të administruar situatën me COVID-19.Rreth 300 vullnetarë janë regjistruar dhe aktualisht janë në krye të detyrës duke i dalë në ndihmë qytetarëve dhe personelit shëndetësor”.

Ai ka bërë thirrje që të respektohen rekomantimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKShP-së, për qëndrim në shtëpi.

“Të dashur qytetarë, kjo kohë krize edhe një herë e vuri në pah solidaritetin, gatishmërinë, vetëdijen dhe kulturën e lartë qytetare. E gjithë kjo është një falenderim, mirënjohje dhe ndihmë e madhe për personelin shëndetësor. Qëndroni në shtëpi. Ndiqni rekomandimet e MSh-së dhe IKShP-së. Bashkë do t’ia dalim!”.

Fotografia e Arben Vitia
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme