Qeverisja lokale e Gjilanit parasheh që 4 mijë nxënës, të cilët ndjekin mësimin nëpër shkollat fillore, të bartin uniforma me qëllim që të ketë një kod të veshjes në ambiente shkollore.
Mirëpo Komuna ka dështuar të jepte sqarime nëse ata do të financojnë projektin për furnizimin me uniforma për nxënësit, ngase këtë çështje e kanë iniciuar vetë ata, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sqarime nuk kanë as drejtorët e shkollave, të cilët kishin pasur një takim me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili kishte deklaruar se të gjithë nxënësit do të veshin uniforma unike me qëllim të krijimit të barazisë sociale.
Mirëpo, disa drejtorë shkollash deklarojnë se këtë projekt duhet ta financojë Komuna, ngase prindërit e nxënësve kanë pak mundësi për blerjen e uniformave.