Rritja e nivelit të ujërave në liqenin e Fierzës ka risjellë ndotjen e basenit më të madh ujor në vend, ku tonelata mbeturinash janë depozituar në sipërfaqen e liqenit.
Është e njëjta ndotje masive si në periudha të mëparshme, e shkaktuar nga mbeturinat që transportohen nga rrjedha e lumenjve nga Kosova e Maqedonia. Fierza është në kuotën maksimale të saj, shkruan Top Channel.