Mbi 1 300 të vaksinuar kundër Covid-19 në sallën “1 Tetori”

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 12:59 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë deri në mesditë janë vaksinuar 14 persona në dializë, ndërsa nga e mërkura 26 persona me dializë janë vaksinuar kundër Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Këto të dhëna i ka bërë të ditur Koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi.

Ai tha se deri në mesditën e së enjtes janë vaksinuar 38 persona, përfshirë ata të moshës mbi 80 vjeç, personelit shëndetësor dhe pacientët me dializë.

“Kemi vazhduar me vaksinimin e tri kategorive në sallën “1 Tetori”, personat në dializë, personat mbi 80 vjeç dhe stafin shëndetësor.

“Deri në këto çaste që flasim janë të vaksinuar 38 persona, prej tyre 14 janë pacientë në dializë, ndërsa pjesa tjetër janë mbi moshën 80  vjeç e profesionistë shëndetësor. Në këtë qendër deri më tani janë vaksinuar 1334 persona”, tha ai.

Ndërsa disa të moshuar të anketuar nga Ekonomia Online, thanë se vaksinimin e kanë marrë me dëshirë.

Po vazhdon vaksinimi i të moshuarve mbi moshën 80 vjeç dhe atyre me dializë tek salla 1 tetori

E moshuara Hasibe Vitija tha që nuk ka sëmundje tjera shoqëruese por ka ardhur të merr vaksinën.

“Kam ardhë me marrë vaksinën, dhimbje diçka nuk pata përveç reumës, sëmundje tjera shoqëruese nuk kam. Po frikë kam pasur pak. Po Covidin e kam pas, po e kam kaluar shumë lehtë”, tha ajo.

Edhe qytetari Fetah Vitija u shpreh që ka ardhur të marrë vaksinën dhe pa ndonjë sëmundje shoqëruese.

“Kam ardhë të marrë vaksinën, s’pata ndonjë dhimbje a diçka dhe nuk kam ndonjë sëmundje shoqëruese diçka”, tha ai.

I moshuari tjetër Istref Tahiri tha që vet ka marrë vendimin me marrë vaksinën, pasi sipas tij këto vaksina merren me dëshirë dhe edhe akoma nuk e ka kaluar Covidin.

“Po vet mora vendimin, sepse këto vaksina jepen me qef, dhimbje nuk pata dhe as Covidin nuk e kam kaluar. por erdha me marrë, dhe sëmundje tjera shoqëruese nuk kam”, u shpreh ai.

Ai tutje apeloi tek të gjithë qytetarët që të vaksinohen.

Të ngjashme