1 602 885 njerëz në mbarë botën janë të infektuar me Coronavirus aktualisht. Shifra është publikuar në faqen e Universitetit John Hopkins.
Numri total i të vdekurve është 95 735 me Italinë që prin me 18 279 vdekje. Pas saj është Spanja me 15 447 Franca me 12 210, Mbretëria e Bashkuar me 7 978, New York me 5 150 dhe Irani me 4 110.
Vatra nga ku u përhap sëmundja, Hubei në Kinë, ka 3 216 vdekje, por në anën tjetër prin me numrin e të shëruarave me 77 758.
Pas Kinës është Gjermania me një numër të të shëruarave prej 52 407.
Numri i total i atyre që arritën ta fitojnë betejën me Coronavirusin është 355 079.
Kosova momentalisht ka 227 raste të identifikuara, 38 të shëruar dhe shtatë të vdekur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.