Mbi 1.6 milionë të prekur me Coronavirus në mbarë botën

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

1 602 885 njerëz në mbarë botën janë të infektuar me Coronavirus aktualisht. Shifra është publikuar në faqen e Universitetit John Hopkins.

Numri total i të vdekurve është 95 735 me Italinë që prin me 18 279 vdekje. Pas saj është Spanja me 15 447 Franca me 12 210, Mbretëria e Bashkuar me 7 978, New York me 5 150 dhe Irani me 4 110.

Vatra nga ku u përhap sëmundja, Hubei në Kinë, ka 3 216 vdekje, por në anën tjetër prin me numrin e të shëruarave me 77 758.

Pas Kinës është Gjermania me një numër të të shëruarave prej 52 407.

Numri i total i atyre që arritën ta fitojnë betejën me Coronavirusin është 355 079.

Kosova momentalisht ka 227 raste të identifikuara, 38 të shëruar dhe shtatë të vdekur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme