Ekonomia Online
FUNDIT

Mbi 1.6 milionë të prekur me Coronavirus në mbarë botën

Mbi 1.6 milionë të prekur me Coronavirus në mbarë botën

1,602,885 njerëz në mbarë botën janë të infektuar me koronavirus aktualisht. Shifra është publikuar në faqen e Universitetit John Hopkins, njofton Klan Kosova. Numri total i të vdekurve është 95,735 me Italinë që prin me 18,279 vdekje. Pas saj është Spanja me 15,447,Franca me 12,210, Mbretëria e Bashkuar me 7,978, New York me 5,150 dhe […]

1,602,885 njerëz në mbarë botën janë të infektuar me koronavirus aktualisht.

Shifra është publikuar në faqen e Universitetit John Hopkins, njofton Klan Kosova.

Numri total i të vdekurve është 95,735 me Italinë që prin me 18,279 vdekje. Pas saj është Spanja me 15,447,Franca me 12,210, Mbretëria e Bashkuar me 7,978, New York me 5,150 dhe Irani me 4,110.

Vatra nga ku u përhap sëmundja, Hubei në Kinë, ka 3,216 vdekje, por në anën tjetër prin me numrin e të shëruarve me 77,758.

Pas Kinës është Gjermania me një numër të të shëruarve prej 52,407.

Numri i total i atyre që arritën ta fitojnë betejën me koronavirusin është 355,079.

Kosova momentalisht ka 227 raste të identifikuara, 38 të shëruar dhe shtatë të vdekur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Të ngjashme