Mbi 1 mijë e 300 raste të reja me Covid-19 në Serbi
1 mijë e 317 raste të infektuara me Covid-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Serbi.
Gjatë kësaj kohe në këtë shtet kanë vdekur edhe 20 persona.
Serbia radhitet e 36’ta në botë për nga numri më i madh i rasteve të infektuara me Covid-19.
Deri tani ky shtet ka regjistruar 372 mijë e 533 raste të infektuara si dhe 3 mijë e 750 viktima.
31 mijë e 536 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa 337 mijë e 247 raste janë aktive me të.
Deri tani Serbia ka kryer 2 milionë e 476 mijë e 551 testime për Covid-19.