Gjatë ditës së djeshme u konfirmuan 281 raste të reja me COVID-19.
Që nga muaji mars, Kosova po vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, teksa rreziku vazhdon të jetë aktiv.
Kësisoj që nga votimi i Ligjit për Parandalimin e virusit COVID-19 në Kuvendin e Kosovës, policia ka vazhduar me shqiptimin e gjobave për të gjithë ata që nuk respektojnë këtë ligj.
Gjatë orëve të fundit si pasojë e mos-respektimit të këtij ligji janë gjobitur 1 mijë e 180 qytetarë.
Nga raporti 24 orësh i policisë u bë e ditur se në bazë të këtij ligji u shqiptuan mbi 1 mijë tiketa.