Gjendja pandemike në Kosovë vazhdon të jetë serioze, kurse umri i rasteve të reja të infektimit me COVID-19 si dhe i viktimave mbetet ende i lartë.
Vetëm gjatë ditës së djeshme u shënuan 8 viktima dhe 356 raste të reja me COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë mbi 103 mijë kosovarë u preken nga ky virus, ndërsa 2 mijë e 18 prej tyre vdiqën.
Numri i të shëruarve kalon mbi 90 mijë, kurse numri i rasteve aktive është 11 mijë e 34.
Sipas raportit të IKSHPK, për ditën e premte numri total i rasteve pozitive është 103,480 raste nga 514,482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,118 raste të vdekjes.