Mbi 13 mijë raste të reja me COVID-19 në Gjermani

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Gjermania po vazhdon të regjistrojë mijëra raste të reja të infektuara me COVID-19 dhe qindra viktima si pasojë e këtij virusi.

13 mijë e 483 raste të infektuara me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovës.

Gjatë kësaj kohe, sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, 473 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Ndërsa, Gjermania radhitet e 10’ta në botë për nga numri më i madh i rasteve të infektuara me COVID-19.

Deri tani në këtë shtet janë regjistruar 1 milionë e 854 mijë e 711 raste të infektuara me COVID-19, ndërsa 38 mijë e 672 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

1 milionë e 474 mijë persona janë shëruar nga COVID-19, ndërsa 342 mijë e 39 raste janë aktive.

Gjermania deri tani ka kryer 35 milionë e 118 mijë e 592 testime kundër COVID-19.

Të ngjashme