Mbi 130 mijë njerëz shpërngulen nga shtëpitë si pasojë e luftimeve në Siri

| 13 Tet 2019 | 11:35 | Nga

Më shumë se 130 mijë njerëz janë shpërngulur nga zonat rurale rreth qyteteve ne veri-linde te Sirisë, si pasojë e luftimeve që janë duke zhvilluar në këtë pjesë nga  Turqia dhe forcat kurde.

Sipas Reuters kështu thuhet në një deklaratë të OKB-së, transmeton Klan Kosova.

Agjensitë e ndihmës thanë se deri në 400 mijë civil në zonën e konfliktit sirian mund të kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje në periudhën e ardhshme.

Ushtria turke filloi ofensivën pasi presidenti amerikan, Donald Trump, bisedoi përmes telefonit me homologun, Tayip Erdogan, dhe tërhoqi trupat amerikane nga Siria të cilët kishin luftuar përkrah forcave kurde.

Të ngjashme