Më shumë se 15 milionë raste me koronavirusin e ri janë regjistruar zyrtarisht në botë, prej të cilëve një milionë në të paktën pesë ditë, sipas të dhënave zyrtare.
Të paktën 15 016 440 raste, prej të cilave 618 001 të vdekur janë regjistruar në botë, veçanërisht në SHBA, vendi më i prekur nga pandemia me 3 915 780 raste dhe 142 312 të vdekur dhe në zonën e Amerikës Latine dhe Karaibe me 3 956 997 raste dhe 167 377 të vdekur.
Pas SHBA-së, vjen Brazili me 2,159,645 raste e pastaj India me 1,193,078 raste t konfirmuara.
Në shtatë ditë më shumë se 1,6 milionë raste të reja janë regjistruar në botë.
Ky numër i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor.