Më shumë se 150 mijë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë vdekur deri më tani koronavirusi, sipas shifrave të qeverisë.
Vetëm SHBA, Brazili, India, Rusia, Meksika dhe Peruja kanë raportuar më shumë se 150 mijë vdekje që nga fillimi i pandemisë.
Kryeministri Boris Johnson tha se koronavirusi ka marrë një numër të tmerrshëm të jetëve.
“Secili prej tyre është një humbje e thellë për familjet, miqtë dhe komunitetet e prekura dhe mendimet dhe ngushëllimet e mia janë me ta”, tha ai.
Pika e zymtë u tejkalua pasi 313 vdekje të tjera u raportuan vetëm në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e viktimave në 1,271 vetëm këtë javë.