Në Kosovë ende vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve aktive me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të enjten se janë shënuar edhe 717 raste të reja me koronavirus.
Molliqaj i ftoi në takim, a do t’i bashkohen partitë tjera për ta kundërsh…
Bëni këtë para gjumit, dhe shikoni si tkurret barku juaj
Aktualisht në vend janë 16 mijë e 849 raste aktive me COVID-19.
Më së shumti raste aktive janë në Komunën e Prishtinës me 3 mijë e 888 raste, e pasuar nga Peja me 1 mijë e 17 raste, Gjilani me 1 mijë e 48 raste, Prizreni me 1 mijë e 40, Ferizaj me 993 raste, Fushë Kosova me 808 raste, Lipjani me 803 raste e po ashtu edhe komunat tjera me qindra raste me Covid 19.
Ndërkaq MSH-ja ka bërë të ditur se përgjatë 24 orëve, si pasojë e infektimit me COVID-19 kanë vdekur katër persona.